Ngjarje

Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient pranë një lokali

Nga Gazeta ‘SI’ – Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali. Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin.

Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë