Kosova

Shpërthim me granatë në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të lënduar

Gazeta Si – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në Mitrovicë të Veriut në Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes para mesnatës. Sipas autoriteteve kosovare, shpërthimi ndodhi në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Nuk ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shënuar dëme të vogla materiale. Deri tani dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me një granatë dore. Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës.

Nuk është hera e parë që Mitrovica tronditet nga hedhja e lëndëve plasëse natën nga persona të paidentifikuar.

Prishtina ka akuzuar për këto akte serbët e veriut të Kosovës, që sipas saj tentojnë të destabilizojnë situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë