Ka ndodhur

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, duke shkaktuar dëme materiale.

A.G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë