Ka ndodhur

Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi mbulon zonën

Gazeta Si – Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e skrapit te Uzina e Çelikut, e cila ndodhet në kombinatin metalurgjik të këtij qyteti.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Momentalisht shkaqet e rënies së këtij zjarri nuk dihen ende.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen. Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tërë në tonelata.

Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë