Një vatër zjarri e përmasave të mëdha shpërtheu papritur në një zonë të populluar me banorë vendas dhe pushues në Radhimë të Vlorës.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike në një prej kabinave të vendosura në këtë zonë. Kabina dyshohet se ka marrë flak për shkak të mbingarkesës së rrjetit elektrik që ka nxitur shkëndijën.
Vendosja e kabinës mes një zone me pemë e barishte ka ndihmuar që flakët të përhapen me shpejtësi, duke detyruar pushuesit që të dalin nga banesat me çanta e rroba nëpër duar me nxitim.
Në vendngjarje kanë shkuar pesë zjarrfikëse, ndërsa OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike. Pas rreth dy orësh betejë me zjarret, ato janë vënë nën kontroll dhe prefekti i Vlorës tha se rreziku për banesat u shmang.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




