Ka ndodhur

Shpërthen në flakë pusi i naftës në Ballsh, plagoset punonjësi

Një pus nafte ka shpërthyer në flakë mëngjesin e të hënës, në Qafën e Kashit, në Ballsh, ku është plagosur një punonjës.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi Viktor Balla, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit. 50-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në stacionin e pompimit të një firme private gjatë procesit të punës, ku në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë