Gazeta Si – Trajneri i Romës foli pas ndeshjes së fundit me Serveten, ku barazoi 1-1, me shumë trishtim. Ai nuk e fshehu zhgënjimin për sjelljen e disa prej të tijve në fushë. Siç ka bërë edhe më parë, ku një prej ‘viktimave’ ka qenë edhe Marash Kumbulla.
Edhe se Roma u kualifikua në ‘play-off’, Mourinjo nuk është i kënaqur nga rezultati. Për mikrofonin e ‘Sky’ ai foli pa filtra pas ndeshjes: “Fillimi i pjesës së dytë është shumë i rëndësishëm. Në pushim i flas gjithmonë skuadrës, ishte logjike një sjellje e tillë nga kundërshtari dhe ne ishim sipërfaqësorë në interpretimin e momenteve të ndeshjes.

Disa lojtarë humbën një mundësi. Në këto ndeshje europiane disa qëndrojnë në stol dhe futen në fushë me një qasje që nuk e lejon skuadrën të përmirësohet. Nuk është një dramë të luash në ‘play-off’, është e vështirë, por edhe një motivim të luash kundër një skuadre që vjen nga Championsi.
Është dramatike të shohësh lojtarë që humbasin një mundësi. Ka nga ata që nuk kanë histori të madhe në Europë dhe luajnë në këto ndeshje në mënyrë sipërfaqësore. Nuk është nevoja të them emra. Ka pak përgjegjësi për të thënë se “jam këtu dhe dua të luaj gjithmonë”. Kanë humbur pak zërin, nëse dikush më thotë se do të luajë më shumë, do ta bëjë vetëm nëse të tjerët do të vdesin. Ata që përgjigjen gjithmonë janë të njëjtit”, – ka thënë Mourinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.