Nga Gazeta Si – Në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 mjete të OSHEE-së që kanë qenë të parkuara në oborr.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të ditës së sotme.
“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




