Ka ndodhur

Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari

Gazeta Si – Shpërthimi i një paneli elektrik në hyrjen e një pallati, i ka marrë jetën një 55-vjeçari në Shkodër.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 10:10 të mëngjesit të kësaj të hëne në lagjen “Manush Alimani”, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike.

Sipas policisë, viktima, i cili ende nuk është identifikuar, është i moshës rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë“, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë