Ka ndodhur

Shpërthen gazi në një galeri në Bulqizë, plagosen 3 minatorë

Gazeta Si – Tre minatorë janë plagosen në një subjekt minerar në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi.

Sipas policisë, ata kanë pësuar djegie trupore dhe bëhet fjalë konkretisht shtetasit F.S., Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.
Policia thotë se është lokalizuar çarja dhe është ndërprerë puna në front deri në pastrimin e plotë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë