Ka ndodhur

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Koplik, plagoset rëndë një grua

Një bombulë gazi ka shpërthyer mëngjesin e të mërkurës në një shtëpi në Koplik. Mësohet se shtetasja me iniciale S.K., ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës, të cilët kanë shuar menjëherë flakët.

Ndërkohë gruaja ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka ka ndodhur shpërthimi dhe ka marrë dëmtime të rënda në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë