Ka ndodhur

Shpërthen bombula e gazit në Fier, mes dy të lënduarve dhe një zjarrfikës

Gazeta Si – Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar jo vetëm panik në zonë, por edhe lëndimin e dy personave.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona – një zjarrfikës i përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe një banor i ndërtesës, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe ekspertët zjarrfikës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë