Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në tarracën e një pallati në Shkodër

Gazeta Si- Një bombol gazi ka shpërthyer në tarracën e një pallati në Shkodër në lagjen “Qemal Stafa” në orën 13:00 mesditën e kësaj të premteje.

Sipas policisë, bombola e gazit pasi shpërtheu në tarracën e pallati ka rënë më pas në oborrin e një banese.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë