Gazeta Si – Një shpërthim i fuqishëm tronditi Lezhës mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:00 në lagjen “Besëlidhja”.
Sipas policisë, një bombol gazi shpërtheu në një byrektore, duke lënë pasoja të mëdha në dëme materiale, jo vetëm në objektin ku ndodhi, por edhe në 2 bizneset ngjitur.
Po ashtu, nga forca goditëse tre makina të parkuara aty pranë u dëmtuan dhe xhamat e disa pallateve të përreth u thyen.
“Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K.M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi”, – njofton policia.


Zhurma ka qenë aq e madhe, sa një pjesë e banorëve kanë dalë të traumatizuar nga banesat, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë duke rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa në këto foto më poshtë dallohen edhe dëmet që ka shkaktuar shpërthimi i fuqishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje