Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja

Gazeta Si – Një grua 71-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e saj rreth orës 10:30 të mëngjesit në lagjen numër 5 në Pogradec.

E moshuara ka mbetur e lënduar si pasojë e shpërthimit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi, është një nga lagjet më të populluara të qytetit, pasi ka dhe shumë biznese përreth. Por sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë dhe persona të tjerë të lënduar.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë