Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, lëndohet kryefamiljari

Një person ka mbetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, pasi ka shpërthyer një bombolë gazi.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, ku ka mbetur i lënduar F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po hetohet për shkaqet e shpërthimit të bombolës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë