Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagosen tre familjarët

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Korçë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Voskopojë rreth orës 11:20 të së premtes.

Nga shpërthimi i bombolës kanë marrë dëmtime F. L., rreth 63 vjeç, , K. B., rreth 30 vjeç dhe shtetasja A. N. Tre të lënduarit kanë djegie në trup dhe ndodhen në spital.

Sipas policisë ata janë familjarë me njëri-tjetrin dhe kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë