Ka ndodhur

I shpërthen granata aksidentalisht në duar, humb jetën 27-vjeçari në Cërrik

Një 27-vjeçar, i identifikuarsi Erion Rexhepi, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit në mënyrë aksidentale të një lëndë plasëse në duar, e cila dyshohet të jetë një granatë dore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugë në aksin Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Policia thotë e i riu ka humbur jetën në vend pas shpërthimit dhe nuk dihet se përse viktima e kishte lëndën plasëse në duar.

Mësohet se Rexhepi i përket komunitetit rom në zonën e Cërrikut dhe ai mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike nëpër kazanët e plehrave dhe në shtëpi të ndryshme të zonës.

Dyshohet se i riu mund ta ketë gjetur granatën në kohën kur ka mbledhur sendet metalike dhe e ka marrë atë me vete, duke i shpërthyer në duar. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka kaluar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë