Ka ndodhur

Shpërthimi në një banesë në Selenicë, 56-vjeçari humbi jetën nga bombula e sobës

Gazeta Si – Shpërthimi i një bombule sobe i ka marrë jetën 56-vjeçarit Durmish Glluçaj këtë të premte në fshatin Gjor të Selenicës në Vlorë.

Gjatë paradites, policia doli me disa pista për ngjarjen, ndërsa në përfundim të hetimeve rezultoi së shpërthimi nuk kishte ndodhur nga një granatë siç u dyshuar më herët.

Sipas policisë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm në territorin e jashtëm të banesës së 56-vjeçarit, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz.

Nga shpërthimi, Dyrmish Glluçaj  ka marrë plagë të mëdha dhe si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë