Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit me iniciale I.M., i cili shpërndante foto e video në internet me përmbajtje seksuale me të mitur.
Sipas njoftimit, I.M., akuzohet për veprën penale “Pornografia”. Ai kishte postuar në total 111 foto e video të pornografisë me të mitur në rrjete sociale si Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com.
Nga ekspertiza në dy celularët e sekuestruar, u zbulua një mori materialesh që përfshinin fëmijë rreth moshës 10-12 vjeç.
Ato kishin burime të ndryshme dhe ishin ruajtur nga bisedat në aplikacione, navigimi i tij në internet dhe ‘screenshots’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



