Gazeta Si – Një 45-vjeçar në Kamzë ka rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. I arrestuari me iniciale A.H., u kap në Bathore dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet 100 gram kokainë.
Gjatë kontrollit në banesë, 45-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.
Pas verifikimeve nga ana e policisë, dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



