Gazeta Si – Një 43-vjeçar i identifikuar si Jorgent Dhima është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në lagjen nr.18 në Durrës, pasi dyshohet se shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të qytetit.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 250 gramë kokainë. Droga ishte ndarë në doza dhe u gjet në automjetin të cilin e përdorte për ta shpërndarë në zonën e plazhit dhe lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



