Ka ndodhur

Shpërndante kanabis në qytet, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se në flagrancë u vu në pranga P.Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht K. M., A. C. dhe M. S.

I riu shpërndante në qytet kanabis në doza të vogla dhe policia e kapi në flagrancë duke ia shitur disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë