Gazeta Si – Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia thotë se gjatë operacionit policor të koduar “Paskuqani”, u arrestua në flagrancë shtetasit I.B., 21 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Paskuqan, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kanabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




