Gazeta Si – Një 54-vjeçar me iniciale E.H., i cili shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit, është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 Lekë të rinj, 530 Euro, 140 Dollarë dhe 60 Paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe 33-vjeçarja M.B. për veprën penale “moskallëzimi i krimit” pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 54-vjeçarit, por nuk e kishte kallëzuar në polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




