Gazeta Si – Administratori i një poste private në Tiranë ka rënë në pranga, pasi magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara.
Ndërsa, nga 2 shtetasit që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra dhe i tregtonin ato në Durrës dhe në Vlorë, njëri u vu në pranga dhe tjetri u shpall në kërkim.
Ndërkohë, janë sekuestruar 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara kryesisht veshje, me vlerë rreth 20 000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




