Dy persona në Elbasan janë arrestuar nga policia, pasi shpërndanin droga të forta në doza të vogla. Në pranga kanë rënë 31-vjeçari S.B., dhe 33-vjeçari E.Z (D) të dy banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën 33-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një peshore që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




