Ka ndodhur

Shpërndanin kokainë nëpër lokale, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Gazeta Si – Dy të rinj, 28-vjeçari me iniciale S.B., dhe 34-vjeçari me iniciale M.S., banues në Shkodër, janë arrestuar në Lezhë, pasi shpërndanin  kokainë nëpër lokale.

Gjatë operacionit të koduar “Rrethi”, policia ka ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues 28-vjeçarin dhe pasagjer 34-vjeçarin, të cilëve, gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë