Dy persona, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Thread”. Në pranga janë vënë A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë, të cilët në bulevardin “Zhan D’Ark”, po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.
19-vjeçari, pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.
Policia sekuestrooi 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, katër aparate celulare, dy automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




