Gazeta Si – Katër persona janë vënë në pranga në Himarë, pasi vepronin si një grup kriminal për trafikimin e kokainës. Policia thotë se në u arrestuan tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas gjerman.
Blutë u kanë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




