Ka ndodhur

Shpërndanin kokainë e kanabis në kryeqytet, në pranga dy të rinj

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi iu ka sekuestruan 2 kilogramë kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 Lekë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin M.K., dhe bashkëpunëtorin e tij, një 16-vjeçar.

27-vjeçar M.K., siguronte lëndën narkotike, ndërsa droga u gjet gjatë kontrollit fizik ndaj të riut dhe në banesën e tij.

I riu, pasi siguronte drogën i ndante në doza dhe më pas i shiste në bashkëpunim me 16-vjeçarin në zonën e Yzberishtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë