4 të rinj kanë rënë në prangat e policisë sot në Tiranë. Mësohet se ata shpërndanin të ndara në doza sasi të lëndës narkotike kanabis.
Sipas policisë, të rinjtë pasi e bënin gati në qese farmaceutike e shpërndanin drogën në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulevardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.
“Në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare”, thuhet në njoftimin e policisë.Policia thotë se u arrestuan në flagrancë të rinjtë K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.