Gazeta Si – Një 20-vjeçar është arrestuar dhe një 26-vjeçar u shpall në kërkim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shijak, Durrës.
Në kuadër të operacionit “Repeater” u bë i mundur arrestimi i Antonio Spahiut dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, Fabion Masha.
Sipas hetimeve, dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis sative në lokale nate dhe lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
Në banesën e 26-vjeçarit Masha, i cili kishte aktualisht një masë sigurie, policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.