Nga Gazeta ‘Si’- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kanabis në formë xhelatine në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko, në kryeqytet.
Të arrestuarit janë identifikuar si Denis Brakaj (Krasniqi), 35 vjeç dhe Elker Xibraku, 30 vjeç – të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).
Ndërsa në zonën ku shisnin të rinjtë, efektivët sekuestruan 8 pako me kanabis në formë xhelatine – të fshehura nëpër cepa të mureve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



