Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë janë goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku anë sekuestruar rreth 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis dhe një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Në pranga kanë rënë shtetasit: K.T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular.
Po ashtu, është arrestuar edhe J.Xh., 22 vjeç, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Sakaq, në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar false.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




