Drejtësia

Shpërndanin ekstazi në Tiranë, burg për 4 gazetarët e portalit online

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" për Ergis Nokën, Drin Vjerdhën, Kristofor Pandelejmonin, Mario Çerrën.

Ata ranë në pranga disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA, të cilën e shisnin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës.

Katër të dyshuarit punon si gazetarë për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë Lekë me shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë Lekë.

Policia ra në gjurmët e tyre nëpërmjet metodave speciale si blerje të simuluara nga agjentët dhe vëzhgimeve në terren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë