Ka ndodhur

Shpërndanin drogë në Kukës dhe Has, arrestohen 6 të rinj

Gjashtë të rinj nga Kukësi dhe Hasi, mes tyre një i mitur 15-vjeçar, janë arrestuar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Binomi”, janë vënë në pranga shtetasit: A.C., 23 vjeç, A.M., 24 vjeç, L.P., 28 vjeç, B.P., 24 vjeç, G.P., 23 vjeç, dhe B.P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Sipas policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë