Gazeta Si – Dy të rinj kanë rënë në pranga në Durrës, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kanabisi në një lagje të qytetit.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”, arrestuan në flagrancë shtetasit:E. M., 33 vjeç, Xh. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës”, – njofton policia.
Sipas asaj që njofton policia dy të arrestuarit u lokalizuan në lagjen nr. 13 ku iu sekuestruan dhjetra doza të dyshura lëndë narkotike kanabis, tre telefona celuar dhe një automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.