Nga dita e shtunë (23 tetor) në gjithë vendin kanë filluar të shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal, pjesë e 220 mijë vaksinave, sasia tjetër e të cilave pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ky numër vaksinash do të sigurojë vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna.
Rama sqaroi gjithashtu ate që ekspertët epidemiologë kanë theksuar prej ditësh se bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe procesi i vaksinimit antiCovid në çdo qendër shëndetësore në vend.
“Koha për vaksinim është tani, për të shmangur riskun e shtimit të infeksioneve që sjell dhe stina e dimrit, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, shkruan Rama, duke e përcjellë komentin me një video të ministres Ogerta Manastriliu për çështjen në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.