Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti shpërfilli urdhërin e Prokurorisë Speciale, për t’u paraqitur atje dhe për të dëshmuar.
Ambasadori Jonathan Hargreaves përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se ka kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë, të respektojnë Kushtetutën dhe procedurat ligjore, si dhe të punojnë për atë që është në interesin më të mirë të Kosovës.
“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore, si dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë Ambasadori Jonathan Hargreaves.
Kujtojmë se Kurti pranoi të jepte dëshmi për Prokurorinë Speciale, vetën në godinën e Kryeministrisë,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



