Nga Gazeta ‘Si’- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 2 punonjës policie dhe ka pezulluar nga detyra 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.
Sipas njoftimit zyrtar, u arrestua një 57-vjeçar me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë. Duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërsa në Elbasan, AMP njofton se pezulloi nga detyra inspektorin e policisë me inicialet B.T., 54 vjeç, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në pranga ra dhe edhe një Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, pasi dyshohet ka përndjekur dhe dhunuar një 27-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.