Futboll

Shpërblimi për titullin kampion, Veliaj: 150 milionë lekë për Tiranën

150 mln lekë është shifra e propozuar në këshillin Bashkiak nga kreu i Bashkisë Erjon Veliaj, për ekipin e Tiranës, e cila këtë vit u shpall kampione e Superligës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari Erion Veliaj ka zbuluar shifrën që do përfitojë Tirana, klub ku bashkia është edhe aksionere me 34% të aksioneve. Veliaj shtoi se kjo vlera më e madhe financiare që është akorduar nga Bashkia e Tiranës për një trofe të fituar nga klubi bardheblu. Përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët që  zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës.

“Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën.  Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere”, është shprehur Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Tirana arriti të shpallet sërish kampione e Shqipërisë, pas 11 vitesh pritje. Ata u bënë të dielën matematikisht kampionë të vendit, pasi Vllaznia mposhti Kukësin minimalisht 1-0 dhe bëri që titulli të rikthehej te skuadra bardheblu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë