Euro 2020 do të mbetet në histori jo vetëm si Europiani i parë itinerant, por edhe si më i pasuri. Shpërblimet e UEFA-s që do të shpërndahen mes kombëtareve kapin shifrën e 331 milionë eurove, 30 milionë më shumë në krahasim me Euro 2016, pavarësisht pandemisë.
Italia ka të sigurta 25.25 milionë euro, që mund të bëhen më shumë se 28 milionë në rast suksesi ndaj Anglisë. Në këtë situatë festojnë edhe klubet që kanë futbollistë në kombëtare, që do të ndajnë 130 milionë euro.
Mes skuadrave të eliminuara në çerekfinale, ajo që përfiton më shumë është Belgjika, 16.25 milionë, në krahasim me 14.25 milionë të Ukrainës dhe 14.75 milionë të Zvicrës dhe Çekisë. “Vetëm” 12.25 milionë për Gjermaninë dhe Portugalinë, si Kroacia dhe Uellsi, 12.75 milionë për Francën, Suedinë dhe Austrinë, ndërsa Holanda përfiton 13.75 milionë. Danimarka do të arkëtojë 18.25 milionë, 1 milion më pak se gjysmëfinalistja tjetër, Spanja, me 19.25 milionë.
Do të ketë “oksigjen” edhe për klubet, ku vlerësimi bëhet në bazë të numrit të ditëve që futbollistët kanë qenë në dispozicion të trajnerëve të skuadrave. Mes klubeve me më shumë futbollistë të grumbulluar në kombëtare janë Mançester Siti dhe Çelsi. Nga skuadrat italiane, më shumë lojtarë në Europian kanë pasur Juventusi, Atalanta dhe Interi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.