Nga Gazeta ‘SI’ – Në gjysmën e parë të vitit 2025, turistët shpenzuan në Shqipëri 2.1 mld euro, rreth 150 mln euro më shumë se një vit më parë.
Por norma e rritjes ishte vetëm 7.7%, disa herë më pak nga rritja 25% e vitit të shkuar.
Sipas llogarive, me 4.7 milionë turistë që vizituan Shqipërinë për të njëjtën periudhë, rezulton se shpenzimi mesatar i një turisti është rreth 440 euro, 12 euro më shumë se një vit më parë.
Shpenzimet e ulëta të turistëve janë çdo vit shqetësim për bizneset, të cilët “fajësojnë” qeverinë dhe problemet infrastrukturore e ekonomike për tërheqjen e turistëve “pa portofol”. Qeveria ka shprehur iniciativën për ta bërë Shqipërinë një destinacion të turizmit elitar dhe luksoz, për të rritur kështu të ardhurat nga ky sektor, që tashmë është shtylla parësore e ekonomisë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se dy nga plazhet më të vizituara të vendit, Ksamili dhe Dhërmiu, do t’i kalojnë shtetit dhe jo më privatit, që sipas tij kanë abuzuar për fitime personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


