Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka reaguar pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në Amerike.
Xhafaj thote se përshëndet vendimin e drejtë të DASH dhe shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje të drejtësisë së re.
“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.