Futboll

Shpallet lista e kandidatëve për “Topin e Artë”. Favoritë Mesi, Kante dhe Zhorzhinjo

“Topi i Artë” kthehet pas dy vjetësh. Çmimi prestigjioz që jepet që prej vitit 1956 nga revista franceze “France Football”, në 2020-ën u anulua për shkak të pandemisë. Sot është shpallur zyrtarisht nga organizatorët lista me 30 kandidatët për këtë çmim.

Përveç Mesit dhe Zhorzhinjos, favoritë për fitimin e këtij trofeu, në listë janë edhe italianët e tjerë kampionë Europe, Donaruma, Kielini, Bonuçi dhe Barela. Ceremonia e dhënies së çmimit është programuar për më 29 nëntor në Paris.

Janë disa kandidatët potencialë, përveç Mesit dhe Zhorzhinjos, duke nisur nga Mbape, kampion bote në fuqi. Haland është një tjetër kandidat, ndërkohë që ka vend edhe për Kante, mjaft i rëndësishëm në fitimin e Championsit nga Çelsi, që ka edhe lojtarë tjerë në këtë listë, si Mount dhe kapitenin Azpilikueta. Nuk mungojnë emrat e bomberave, si Kejn, Levandovski dhe Benzema.

Disa nga te nominuarit ne liste. Gazeta Si, 8 tetor 2021

Lista e 30 kandidatëve
Riyad Mahrez (ALG/Manchester City)
Ngolo Kanté (FRA/Chelsea)
Erling Haaland (NOR/Borussia Dortmund)
Leonardo Bonuçi (ITA/Juventus)
Mason Mount (ING/Chelsea)
Harry Kane (ING/Tottenham)
Gianluigi Donnarumma (ITA/Psg)
Karim Benzema (FRA/ Real Madrid)
Raheem Sterling (ING/Manchester City)
Nicolò Barella (ITA/Inter)
Lionel Messi (ARG/Psg)
Bruno Fernandes (Por/Manchester Utd)
Pedri (SPA/Barcellona)
Luka Modrić (CRO/Real Madrid)
Giorgio Chiellini (ITA/Juventus)
Kevin De Bruyne (BEL/ Manchester City)
Neymar (BRA/Psg)
Ruben Dias (POR/Manchester City)
Lautaro Martinez (ARG/Inter)
Simon Kjaer (DAN/Milan)
Robert Lewandowski (POL/Bayern Monaco)
Jorginho (ITA/Chelsea)
Mohamed Salah (EGI/Liverpool)
Cesar Azpilicueta (SPA/Chelsea)
Romelu Lukaku (BEL/Chelsea)
Cristiano Ronaldo (POR/Manchester Utd)
Gerard Moreno (SPA/Villarreal)
Phil Foden (ING/Manchester City)
Kylian Mbappé (FRA/Psg)
Luis Suarez (ARG/Atletico Madrid)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë