Gazeta Si – Pas shortit të hedhur në Presidencë për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, kryetari i KED-it u zgjodh Ilir Panda. Sipas ligjit, kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë: 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë (që shërben edhe si kryetar i KED), 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga Prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe 1 nga Gjykata Administrative. Çdo institucion ka edhe nga një anëtar zëvendësues.
Në shortin e mbikëqyrur nga Presidenti Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Balanca, Gjykata Kushtetuese nxori si anëtare Fiona Papajorgjin dhe Marjana Senimin, ndërsa zëvendësues u përcaktua Gent Ibrahimi. Nga Gjykata e Lartë, anëtari kryesor Ilir Panda do të zëvendësohet në mungesë nga Medi Bici.
Për Prokurorinë e Përgjithshme, shorti përcaktoi Alfred Progonatin, me zëvendësuese Anila Lekën.
Nga Gjykatat e Apelit, mes mbi 50 kandidatëve, u përzgjodhën Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi, ndërsa zëvendësuese u caktua Selvie Gjoçaj.
Përfaqësues nga Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm do të jenë Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji, me zëvendësues Arben Qosjen.
Anëtarja e nëntë, e cila vjen nga Gjykatat Administrative, do të jetë Klodiana Veizi, me zëvendësues Bezart Kaçkinin. Mandati i tyre në KED do të zgjasë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial me mandat njëvjeçar, i cili ka për detyrë të vlerësojë kriteret profesionale dhe morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si edhe të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarët e KED për vitin 2026
Ilir Panda, Gjykata e Lartë – kryetar i KED
Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese
Marjana Semini, Gjykata Kushtetuese
Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
Ornela Naqellari, Gjykata e Apelit
Ilirjana Olldashi, Gjykata e Apelit
Altin Binaj, Prokuroria e Apelit
Afërdita Ndoj, Prokuroria e Apelit
Klodiana Veizi, Gjykata Administrative
Anëtarët zëvendësues
Gent Ibrahimi, Gjykata Kushtetuese
Valbon Çekrezi, Gjykata e Lartë
Arben Qosja, Prokuroria e Apelit
Bezart Kaçkini, Gjykata Administrative
Anila Leka, Prokuroria e Përgjithshme
Selvie Gjoçaj, Gjykata e Apelit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



