Gazeta Si – Pa fat sportivisht në shortin e grupeve të Ligës së Kampioneve, por Vllaznia në futboll për femra do të sjellë në Shqipëri skuadrat më të mëdha të Europës, Real Madridin, Çelsin dhe PSG-në.
Skuadra që shënoi një arritje historike për futbollin e femrave në Shqipëri, duke u kualifikuar mes 16 më të mirave, ka rënë në Grupin A, pas shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës.

Goglat kanë rezervuar përballje shumë të vështira për vajzat e Vllaznisë, që gjithsesi duan ta shijojnë në maksimum këtë aventurë speciale.
Katër grupet
Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia
Grupi B: Volfsburg, Sllavia Pragë, St.Polten, Roma
Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih
Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




