Shqipëria sapo ka mësuar kundërshtarët e saj në edicionin e radhës së Ligës së Kombeve, 2022-2023. Kuqezinjtë kanë rënë në një grup me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.
Me të gjithë këta kundërshtarë Shqipëria është ndeshur më pare në kualifikuese, sidomos me Izraelin dhe Islandën. Madje, që të tria këto skuadra i ka mundur.

Pas suksesit në edicionin e fundit, kuqezinjtë u ngjitën në Ligën B dhe para shortit bënin pjesë në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi dhe Armeninë, me të cilët nuk mund të ndeshej. Gjashtë ndeshjet e Ligës së Kombeve luhen në muajt qershor dhe shtator.
Kosova, që bën pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ka peshkuar sërish Greqinë, si dhe Irlandën e Veriut, Qipron dhe Estoninë.
Ndarja e vazove para shortit
Vazo 1: Ukrainë, Suedi, Bosnjë Hercegovinë, Islandë
Vazo 2: Finlandë, Norvegji, Skoci, Rusi
Vazo 3: Izrael, Rumani, Serbi, Irlandë
Vazo 4: Slloveni, Mali i Zi, Shqipëri, Armeni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




