Ka ndodhur

Shoqërohet në polici Indrit Dokle / Ish-anëtar i bandës së Durrësit u kap me një person të shpallur në kërkim

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Dokle është shoqëruar këtë mbrëmje në polici. Gjatë kontrolleve rutinë në kryeqytet, Dokle u kap teksa po qëndronte me një person të shpallur në kërkim.

Në momentin e ndalimit, Dokle ndodhej në një mjet të blinduar në shoqërinë e disa personave të tjerë. Aktualisht, ai ndodhet në dhomat e shoqërimit të policisë së Tiranës.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit është dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por dy vite më parë arriti të fitojë lirinë.

Ai doli nga qelia pasi avokati paraqiti arsyetimin se klienti i tij “kishte kryer 25 vite burgim dhe ishte sjellë mirë”, ndërsa shtoi se Dokle nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë